UBT News

Kërcënohet Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri është kërcënuar. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku bëhet e ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me kërcënimin e Bahtirit.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi – kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit./UBTNews

Exit mobile version