Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri është kërcënuar. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku bëhet e ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me kërcënimin e Bahtirit.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit./UBTNews