UBT News

Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë alarm i rrejshëm

Prokurori i rastit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se hetimet lidhur me kërcënimin për vendosjen e një bombe janë ende duke vazhduar.

Sipas Gashit, thirrja kërcënuese është bërë nga një person me zë mashkulli, i cili ka folur në gjuhën angleze. Autoritetet po punojnë intensivisht për të identifikuar personin përgjegjës dhe për të zbardhur plotësisht motivin pas këtij akti.

Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk mund të japim më shumë detaje për momentin,” tha prokurori Gashi.

Exit mobile version