Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po kërkon që të hetohet rasti i kërcënimit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nëpërmjet një reagimi, KMDLNj ka dënuar kërcënimin që është bërë ndaj Kurtit në rrjetet sociale, për çka theksohet se të identifikohet autori dhe të merren masat.
“KMDLNj e dënon këtë kërcënim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale dhe kërkon hetime të shpejta të identifikohet adresa dhe personat që kanë kërcënuar dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin. Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Krime Kibernetike ka potencial profesional që në kohë të shkurtër mund të zbulojë adresën e kërcënimit sikur që ka vepruar me shumë sukses në raste të ngjashme”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.
Kryeministri Kurti sot në një konferencë për media deklaroi se nuk ndihet i rrezikuar pas kërcënimeve që mori dje. Sipas tij, organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe që ndërmarrin veprime./UBTNews