UBT News

Kërcënimi me bombë, Zogaj: E marrim seriozisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se nuk është ndjenjë e mirë dhe është diçka serioze kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës. 

Ai tregoi se nuk kanë informacione më të detajuara rreth kësaj, porse u është kërkuar ta lirojnë ndërtesën e kuvendit. 

Zogaj tha se kur të konsiderojë Policia e Kosovës se ndërtesa e kuvendit është e sigurt, mund të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

“Krejt çka na është thënë dhe urdhëruar është që ta lirojmë sa më shpejtë objektin e kuvendit. Unë shpresoj që të ketë procedura të kërkimit tani dhe pastaj na fton kryesuesi në seancë. Ne po presim këtu. Pas disa orëve besoj prapë vazhdojmë me seancë ose nesër. Kjo varet nga polica kur Kuvendi i Kosovës është i sigurt…Nuk kemi shumë informacione…Nuk është ndjenjë e mirë, është serioze. E marrim seriozisht. Edhe pse ka dyshime që mund të jetë kërcënim m rrejshëm”, tha Zogaj. 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës, pasi morën një kërcënim.

Një numër i shtuar i zyrtarëve policor larguan deputetët dhe mediat edhe nga parkingu i ndërtesës së Kuvendit.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të. 

Exit mobile version