Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev këtë mëngjes deklaroi se kërcënimi me armë bërthamore nga presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është bllof. Sipas tij, Moska ka të drejtë të mbrohet me armë bërthamore nëse e shtyn Perëndimi. Ai tha se ky reagim i Moskës mund të ndodhë “pa shumë konsultime”.
Tensionet mes Moskës dhe Perëndimit po rriten pas referendumeve të mbajtura në zona të mëdha të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia.
Pritet që presidenti rus të mbajë një fjalim para parlamentit rus të premten./UBTNews/