UBT News

Kërcënimet e Trump për tarifa, kryeministri Starmer: Britania e Madhe nuk zgjedh mes SHBA-së dhe BE-së

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar “nuk po zgjedh” midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Sipas mediave të huaja, deklarata e tij vjen pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të godiste BE-në me tarifa “shumë shpejt” pasi t’i zbatonte ato në Kinë dhe pasi shtyu vendimin për taksat shtesë ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

Por kur Starmer u pyet se si do të balanconte krijimin e lidhjeve më të ngushta me BE-në, por edhe me SHBA-të dhe Trump në krahun tjetër, ai tha se të dyja marrëdhëniet ishin të rëndësishme.

Kjo për mua nuk është e re,” tha ai gjatë një konference për shtyp dje në Bruksel.

Unë mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë e shumë vite në vijim”, shtoi Starmer.

Exit mobile version