UBT News

Kërcënimet e Rusisë, ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të Evropës lindore.

Ambasadori amerikan thotë se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Exit mobile version