Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të Evropës lindore.
Ambasadori amerikan thotë se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike.
“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier në Twitter.