Lufta në Ukrainë është në një “moment të rrezikshëm” sepse ushtria ruse është “shtyrë në një qosh”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Duke e njohur Putinin… kërcënimi për përdorim të armëve bëthamore, po, është shumë shqetësues”, tha ai.
“Kur njerëzit thonë se s’është bllof, duhet t’i merrni seriozisht”, deklaroi Borrell në një intervistë për BBC.
Javën e kaluar, lideri rus la të kuptohet se është i gatshëm të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohet territori i vendit të tij./UBTNews/