Ministrat nga Australia, India, Japonia dhe SHBA kanë thënë se kërcënimet e përsëritura të Vladimir Putin për luftë bërthamore nuk janë të pranueshme.
“Përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm”, thanë ata.
Një deklaratë e lëshuar nga blloku Indo-Paqësor pas një takimi në Nju Delhi përmendi gjithashtu tensionet në Detin e Kinës Jugore.
Sipas tyre, ka shqetësime rreth “militarizimit” të territoreve të diskutueshme.
“Ne mbështesim fuqimisht parimet e lirisë, sundimit të ligjit, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorur kërcënimin ose përdorimin e forcës dhe lirinë e lundrimit dhe fluturimit”, tha grupi, përcjell UBT News.