Kërcënimet për bomba gjoja të vendosura mbërritën sot në adresat e disa kopshteve dhe shkollave të Podgoricës.
Nxënësit e disa shkollave fillore si “Milorad Musa Burzan”, “Shtampar Makarije”, “Vlado Miliq”, Pavle Rovinski u dërguan në shtëpi.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se janë duke marrë aktivitete lidhur me raportimet për bomba, shkruan gazeta malaziase “Pobjeda”.
Edhe dje, në Mal të Zi ka pasur raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar.