Policia e Kievit tha se forcat e saj po kontrollonin objektet arsimore.
“Ne kemi marrë informacione për eksplozivët në shkollat e Kievit”, tha zëdhënësja e policisë Yulia Girdvilis për AFP.
“Të gjitha institucionet arsimore po kontrollohen nga forcat e policisë së Kievit me përfshirjen e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave”.
Forca e policisë tha gjithashtu se çdo evakuim do të vendoset nga shkollat dhe policia, duke u bërë thirrje njerëzve të “qëndrojnë të qetë”.
Gati katër milionë studentë po kthehen në mësim, si virtualisht ashtu edhe në klasë, tha ministria e arsimit e Ukrainës.
Qytetet dhe qytezat e mëdha në të gjithë Ukrainën i nënshtrohen rregullisht sulmeve të artilerisë, dronëve dhe raketave dhe mijëra shkolla janë dëmtuar ose shkatërruar, sipas autoriteteve.
Më shumë se 3.6 milionë fëmijë ndjekin shkollën në Ukrainë, duke përfshirë gati 900,000 që studiojnë nga distanca.
“Gjëja kryesore është që fëmijët tanë do të studiojnë”, tha gjenerali Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.
“Dhe pedagogët, profesorët e mësuesit tanë do të japin mësim. Sepse dija dhe kultura janë ato që na dallojnë nga armiku”./UBTNews/