Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot ka pranuar një kërcënim me bombë. Zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, njoftoi se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook./UBTNews/