Një grua, shtetase e Shqipërisë është arrestuar dje në Lipjan për keqtrajtim të fëmijës së saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmiun e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.