Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarave për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit.
Në lidhje me ngjarjen, Inspektorati i Arsimit këtë të mërkure ka nxjerrë vendim për suspendimin e tri punëtoreve të “Gëzimi Ynë”, ku në mesin e tyre dy janë edukatore dhe një kuzhiniere.
Inspektorati i Arsimit ka obliguar drejtorinë komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të marrë masa disiplinore ndaj drejtoreshës së institucionit parashkollor.