UBT News

Keqpërdorimi i ambulancave nga Serbia, kapet një që i takon strukturave ilegale me narkotikë

Serbia është ende duke përdorur ambulancat për qëllime kriminale dhe terroriste. 

Mediat serbe kanë raportuar se një ambulancë është ndaluar duke transportuar narkotikë.

Ambulanca dyshohet se i takon strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, shkruan Geopost.

Përdorimi i ambulancave për qëllime kriminale ishte bërë nga serbët edhe vitin e kaluar në veri të Kosovës.

Organizata terroriste “Severna Brigada” kishte transportuar armë në ambulanca për të sulmuar institucionet e Kosovës dhe paqeruajtësit e NATO-s.

Mbi këtë çështje pati ngritur alarmin edhe deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo kishte thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë.

Sipas saj, armët janë transportuar me autoambulanca dhe janë dërguar në kishat ortodokse.

Kearns ka thënë se për këto aktivitete kriminale të strukturave serbe në Kosovë kanë qenë në dijeni edhe ushtarët e KFOR-it nga Britnaia.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët”, ka thënë atëherë Kearns.

Exit mobile version