Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale”, ka informuar Policia.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.