Një burrë u arrestua dje në Gjakovë për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shpërndarë, ka kryer veprën e lartcekur”, informoi Policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.