Policia e Kenias tha se kishte arrestuar 238 persona gjatë protestave të dhunshme për koston e jetesës, ku u plagosën edhe 31 oficerë policie.
Protestuesit iu bashkuan demonstratave në Nairobi dhe pjesë të tjera të Kenias të hënën në përgjigje të thirrjes së liderit veteran të opozitës Raila Odinga për një ditë aksioni kundër qeverisë së presidentit William Ruto.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji kundër demonstruesve, disa prej të cilëve po hidhnin gurë dhe digjnin goma.
Inspektori i përgjithshëm i policisë, Japhet Koome, tha në një deklaratë se 213 persona u arrestuan në Nairobi dhe 24 oficerë u plagosën.
Në provincën e Nyanza u arrestuan 25 ndërsa shtatë oficerë u plagosën, tha ai./UBTNews/