UBT News

Kenia rrezikon të mbesë pa vaksina antiCOVID

Kenia rrezikon të mbesë pa vaksina antiCOVID, meqë vetëm 100 mijë vaksina AstraZeneca janë në dispozicion. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Mutahi Kagwe.

Ministria e Shëndetësisë do t’i marrë dozat e vaksinave që ua ka dhënë vendeve ku procesi i vaksinimit ka qenë i ngadaltë dhe do t’i rishpërndajë ato për dozat e dyta, nga fillimi i javës së parë të qershorit.

Kenia është në pritje të 150 mijë dozave shtesë të vaksinave nga vendet sikurse Republika Demokratike e Kongos, meqë s’ka kapacitet për t’i administruar ato para se të skadojnë në qershor.

“Vaksinimi po vazhdon, por jemi në majë, ne na duhen vaksina sikurse dje”, deklaroi Kagwe, i pari i Shëndetësisë.

Duket se vaksina AstraZeneca nuk do të jetë “vaksinë e zgjedhur për kontinentin afrikan”, meqë për shkak të situatës në Indi ka vonesa në dërgimin e vaksinave, dhe kjo ka ndikuar që disa vende afrikane të mbesin pa vaksina.

Më pak se 2% e popullsisë 52 milionëshe në Keni kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

Kenia ka porositur 30 milionë vaksina nga “Johnson & Johnson”. Ministri i Shëndetësisë shpreson se deri në vitin e ardhshëm do të vaksinohet pjesa më e madhe e popullsisë së rritur./UBTNews

Exit mobile version