UBT News

Keni thartirë në lukth? Luftoni atë me këto ushqime

Një çrregullim i zakonshëm që zgjidhet në sajë të të ushqyerit. Thartira në lukth, është një çrregullim i zakonshëm që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Mund të jetë rezultat i dietës së varfër, stresit të tepruar ose problem për shkak të marrjes së medikamenteve të caktuara.

Kush vuan prej saj, ndjen ndjesi djegieje dhe dhimbje në stomak dhe ka vështirësi në tretje e për të parandaluar shfaqjen e thartirës në lukth rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot. Nevojitet ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë.

Në fakt, për të luftuar aciditetin e lukthit duhet të përfshini në ushqimet tuaja dietën anti-aciditet!

Largimi i ushqimeve acidike – Kjo ndoshta nuk do e largojë problemin me aciditetin, por zvogëlon ashpërsinë e simptomeve. Largimi i ushqimeve si kafeina, yndyra, dhjami dhe ushqimet të tjera të pasura me acid, do të largojë pak sikletin në stomakun tuaj.

Qumësht i ftohtë – Përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Kjo gjë do të ulë simptomet e aciditetit të tepërt.

Xhenxhefili – Numri një i ushqimeve anti-acid! Xhenxhefili, i rekomanduar edhe gjatë shtatzënisë, ndihmon për eliminimin e problemit. Ajo merret në formën e çajit bimor, ëmbëlsirat në shtëpi ose të hani një copë të vogël direkt në mëngjes sapo të zgjoheni.

Karrotat – Japin efekt qetësues për trupin, janë të përsosura kundër urthit. E përkryer dhe për thonjtë dhe flokët e shëndetshëm e të fortë.

Banane – Bananja në ditë mund të ndihmojë në eliminimin e acidit të stomakut: ky frut, në fakt, përmirëson tretjen!

Papaja – Një nga pemët më të mira, papaja është e shkëlqyer kundër thartirës, e pasur me vitamina dhe minerale ndihmon në tretjen e lehtë të ushqimit.

Të gjithë drithërat – Të përsosura për t’u ngrënë për drekë, drithërat e pjesshme lejojnë eliminimin e helmeve dhe përmirësimin e shëndetit të barkut.

Lëng Aloe Vera – Aloe Vera ndihmon në uljen e përmbajtjes acidike në lukth e largimin e spazmës së lukthit. Pini 50 gramë, zgjidhni lëngun aloe vera që nuk është i procesuar pasi që lëngu i procesuar ka efekt më të zbehtë në organizëm.

Soda e bukës – Një nga ilaçet që nuk ka shije të hijshme por që është efektiv. Para se të shkoni në shtrat, pini përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë balancon nivelet e acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë. /UBT News/

Exit mobile version