UBT News

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji!

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin. Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive.

Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje apo alergji që sapo ka filluar? Mjekët japin disa mënyra si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë të ngjashme.

Është e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur.

Alergjitë – Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë.

Ajo  shfaqet papritur e zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë, mund të shkaktohen nga pluhuri , një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash. Në rastin e alergjisë përveç kollës nuk përjetoni simptoma tjera siç janë dhimbjet trupit apo temperatura.

Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve, kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën e cila  shkakton alergjitë. Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar me shumë mundësi po vuani nga ndonjë alergji.

Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje, ndjesia është ajo e gërvishtjes siç ndodh me lëkurën atëherë po vuani nga ndonjë alergji.

Ftohja – Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme që bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Kjo lloj kolle shfaqet gjatë ditës, përkeqesohet natën duke penguar gjumin, kolla e ftohjes ndryshe nga alergjitë është e avashtë e zgjat  3-14 ditë. Në rastet e ftohjeve keni edhe sekrecione të hundës apo dhimbje të fytit që vazhdojnë ditën duke ju penguar të hani lehtësisht ushqim.

Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit. Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe në filxhan çaji dhe nëse doni mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Pijeni para gjumit.

Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente, është balancues i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup apo duke përdorur çaj bliri, ul temperaturën e trupit dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit duke i dhënë fuqi sistemit imunitar. /UBT News/

Exit mobile version