Me siguri ke dëgjuar për pastrim të dyfishtë, një nga metodat e pastrimit të fytyrës më të përfolura. Ajo që nuk di është ekzistenca e pastrimit të trefishtë për flokët, që në thelb përqendrohet në pastrimin e thellë të flokëve. E thënë më thjesht, pastrimi trefishtë është larja e flokëve tre herë brenda të njëjtit proces pastrimi.
Shumica e njerëzve j shkumëzojnë 2 herë flokët në larje, por kjo metodë synon të arrijë një pastrim më të thellë, për të mos lejuar vajrat të mblidhen në skalp, mungesa e kujdesit në larjen e flokëve sjell disa pasoja, ndër të cilat është hollimi, rënia e flokëve dhe irritimi i skalpit. Edhe pse një pjesë e stilistëve të flokëve nuk janë fort dakord me këtë metodë, sidomos ekspertët e ngjyrave, (që sugjerojnë larje sa më të rrallë për të ruajtur rezultatin), kjo metodë ka të mirat e veta.
Nga larja e trefishtë mund të përfitojë çdo tiplogji flokësh, por sidomos flokët e hollë. Njerëzit me flokë të hollë mund të rrallojnë larjet nëse bëjnë pastrim të trefishtë dhe kështu i japin mundësi flokëve të forcohet. Kjo metodë larjeje duhet bërë një herë në 3 ose 4 larje, por jo në mënyrë të vazhdueshme. Për ta realizuar sugjerohet përdorimi i dy shampove të ndryshme: Njëra për pastrim të thellë dhe tjetra për zbutjen e skalpit. /UBT News/