Ndërsa po i afrohemi fundit të nëntorit dhe Krishtlindjeve, Apple Music ka publikuar listat e saj me më të mirat e vitit 2025 në muzikë, duke zgjedhur edhe artistin më të mirë të vitit.
Listat përfshijnë kategori si: Pop Hits, Today’s Hits, Superbloom, R&B Now, ALT CTRL, Viral Hits, Rap Life dhe Alpha, të gjitha të disponueshme në skedën “E Re” në Apple Music. Disa nga këngët që spikasin në secilën kategori janë:
Pop Hits: “Abracadabra” – Lady Gaga
Today’s Hits: “YUKON” – Justin Bieber
Superbloom: “Man I Need” – Olivia Dean
R&B Now: “Safe (feat. Kehlani)” – Cardi B
ALT CTRL: “One Thing” – Lola Young
Viral Hits: “NOKIA” – Drake
Rap Life: “KICK OUT” – Travis Scott
Alpha: “La perla” – Rosalia
Artisti i Vitit në Apple Music është Tyler, The Creator. Gjatë vitit 2025, ai zhvilloi turneun për albumin “CHROMAKOPIA”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe regjistroi rekord transmetimesh në ditën dhe javën e parë. Gjithashtu, ndërmjet turneut, ai publikoi albumin “DON’T TAP THE GLASS”, i cili arriti vendin e parë në listat globale të platformës në më shumë se 55 vende që në ditën e publikimit.
Çmimi “Artisti i Vitit” nga Apple Music jepet çdo vit, përfshin pllakë silikoni të personalizuar të kombinuar me një fletë qelqi të lëmuar dhe një trup alumini të anodizuar. Në vitin 2024, fituese ishte Billie Eilish, ndërsa në 2023 çmimi shkoi për Taylor Swift. /A.Z/UBT News/
