Kendrick Lamar dhe Lady Gaga udhëheqin listën e nominimeve për Çmimet Grammy 2026, ndërsa për herë të parë në historinë e eventit, zhanri K-Pop ka depërtuar në kategorinë prestigjioze “Kënga e Vitit”.
Për të dytin vit radhazi, Lamar kryeson me nëntë nominime, përfshirë edhe atë për “Albumin e Vitit” me projektin e tij GNX.
Lady është nominuar për çmimin më të madh të mbrëmjes me albumin Mayhem, rikthim tek rrënjët elektro-pop dhe një eksplorim i historisë së saj artistike. Në total, ajo ka shtatë nominime.
Një risi historike vjen nga K-Pop-i, që për herë të parë përfshihet në kategorinë “Kënga e Vitit” me dy hite: bashkëpunimin Rosé dhe Bruno Mars – “APT”, si dhe “Golden” nga Hunter/x, kënga kryesore e filmit të animuar të Netflixit K-Pop Demon Hunters.
Të dy artistët, kanë qenë pesë herë të nominuar për “Albumin e Vitit”, por asnjëri nuk e ka fituar ende gramofonin e artë në këtë kategori. Nëse Lamar triumfon, GNX do të bëhej albumi i parë rep që fiton çmimin kryesor që nga Speakerboxxx/The Love Below i Outkast (2004).
Konkurrenca është e fortë: në garë janë edhe Tyler, The Creator me albumin eksperimental Chromakopia dhe dyshja Clipse me rikthimin e tyre Let God Sort ’Em Out, publikimi i parë i grupit që nga viti 2009.
Kjo është herë e parë në historinë e Grammyve që tre albume rep renditen mes kandidatëve për “Albumin e Vitit”.
Në listë është edhe Bad Bunny, i cili pritet të jetë performuesi i Super Bowl 2026. Ai është nominuar për Debí Tirar Más Fotos, duke shënuar vetëm herën e dytë që një album plotësisht në spanjisht futet në garë për “Albumin e Vitit” — pas Un Verano Sin Ti (2022).
Ndërkohë, një mungesë e dukshme këtë vit është Taylor Swift, e cila për herë të parë që nga viti 2006 nuk ka asnjë nominim.
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy 2026 do të mbahet më 1 shkurt në Los Angeles.
Kush ka më shumë nominime:
Kendrick Lamar – 9
Lady Gaga – 7
Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Leon Thomas – 6
Kënga e Vitit:
Lady Gaga – Abracadabra
Doechii – Anxiety
Rosé & Bruno Mars – APT
Bad Bunny – DtMF
Hunter/x – Golden
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Sabrina Carpenter – Manchild
Billie Eilish – Wildflower
Regjistrimi i Vitit (Performanca & Prodhimi më i Mirë):
Bad Bunny – DtMF
Sabrina Carpenter – Manchild
Doechii – Anxiety
Billie Eilish – Wildflower
Lady Gaga – Abracadabra
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Chappell Roan – The Subway
Rosé & Bruno Mars – APT
Albumi i Vitit:
Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
Clipse – Let God Sort ’Em Out
Lady Gaga – Mayhem
Kendrick Lamar – GNX
Leon Thomas – Mutt
Tyler, the Creator – Chromakopia
Artisti i Ri më i Mirë:
Olivia Dean
Katseye
The Marías
Addison Rae
Sombr
Leon Thomas
Alex Warren
Lola Young. /A.Z/UBT News/
