UBT News

Këmbësori goditet për vdekje në Prishtinë

Një person ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë. Policia njofton se një i dyshuari teksa po e drejtonte automjetin e tij, ka goditur një këmbësor duke i shkaktur lëndime trupore. Viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version