Aktori i njohur Kelsey Grammer, i famshëm për rolin e tij në serialin “Frasier”, ka mirëpritur fëmijën e tij të tetë. Ai dhe gruaja e tij, Kayte Walsh, kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur Christopher.
Lajmin Grammer e bëri të ditur gjatë një paraqitjeje në podcast-in Pod Meets World, duke i surprizuar prezantuesit dhe dëgjuesit.
“Ndodhi tre ditë më parë. Christopher sapo u bashkua me familjen tonë,” tha aktori 70-vjeçar me një buzëqeshje.
Ky është fëmija i katërt i çiftit Grammer-Walsh. Ata tashmë kanë tre fëmijë: Faith (13 vjeç), Gabriel (11 vjeç) dhe James (8 vjeç).
Grammer u bë baba për herë të parë më 1983 me vajzën Spencer, nga martesa me Doreen Alderman. Pas divorcit më 1990, ai pati një tjetër vajzë, Greer, me të dashurën e atëhershme, Barrie Buckner.

Gjatë martesës me Camille, Grammer filloi një lidhje me ish-asistenten e tij, Kayte Walsh, me të cilën u martua në shkurt të vitit 2011 në New York.
Lajmi për shtatzëninë e saj u përhap në qershor të këtij viti, kur paparacët e fotografuan Kayte-n në Londër me barkun e rrumbullakosur, duke mbajtur një fustan të gjatë blu dhe një triko të ndezur. /A.Z/UBT News/
