Qyteti gjerman i Këlnit lejon thirrjen e ezanit të premteve. Të 35 xhamitë e Kölnit mund ta thirrin ezanin çdo të premte midis orës 12:00 dhe 15:00 pasdite dhe të njoftojnë me altoparlantë “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut!”
Xhamitë e Këlnit duhet të aplikojnë për një leje të veçantë në mënyrë që t’iu lejohet thirrja e ezanit. Ky vendim do të jetë në fuqi për dy vitet e ardhshme.
Kryetarja e Këlnit, Henriette Reker e ka mirëpritur vendimin dhe ka deklaruar se lejimi i ezanit është “një shenjë respekti”.
Këlni ka një nga komunitetet më të mëdha myslimane në Gjermani dhe ka 35 xhami. Shumica e myslimanëve në rajon fillimisht erdhën nga Turqia si punëtorë mysafirë gjashtëdhjetë vjet më parë dhe më pas i sollën familjet e tyre./UBTNews