Kelly Clarkson zbuloi se vajza e saj 8-vjeçare, River, po “ngacmohet” për disleksinë e saj.
Ndërsa bisedonte me Henry Winkler në “The Kelly Clarkson Show”, këngëtarja zbuloi se vajza e saj po ngacmohej “në shkollë sepse nuk ishte në gjendje të lexonte si të gjithë fëmijët e tjerë”.
Megjithatë, ajo vuri në dukje se shkolla kishte një asamble për të shfaqur të gjithë yjet e suksesshëm të Hollivudit që sfidohen gjithashtu me aftësinë e kufizuar të të mësuarit – si Anthony Mackie, Zachary Levi dhe madje edhe vetë Winkler.
“Ata po tregonin fotot tuaja dhe gjithçka që të gjithë ju keni bërë dhe, vetëm suksesi … me të vërtetë e fuqizoi atë”, tha këngëtarja.
“Më duket e mahnitshme t’i them vajzës sime se ke shkruar 40 libra dhe je disleksik”, i tha ajo Winklerit, i cili theksoi se “një në pesë fëmijë” është në të vërtetë disleksik./UBTNews/