Këngëtarja dhe moderatorja, Kelly Clarkson do ta zëvendësojë Ellen DeGeneres në televizionin amerikan, njofton NBC.
Në fillim të këtij muaji, DeGeneres njoftoi se do të largohet nga emisioni i saj i famshëm në vitin 2022 pas 19 sezonash. Prezantuesja tha se po largohet meqë ky emision nuk ishte ‘sfidues më’.
NBC konfirmoi se emisioni i Kelly Clarkson – tashmë në sezonin e dytë – do ta zëvendësojë emisionin e DeGeneres nga vjeshta e vitit 2022.
Tracie Wilson nga NBCUniversal Syndication Studios, thotë se “Kelly dhe i gjithë ekipi po punojnë me përkushtim për ta prodhuar një talk shou që do t’u përshtatet të gjithave moshave, kulturave dhe prejardhjeve”./UBTNews