Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka anuluar konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot me dt: 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të dt: 13.05.2024. Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.
KEK dy javë më parë kishte marrë vendim për shtyrjen e afatit të aplikimit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.
Konkursi për këtë pozitë është mbyllur sot (më 27 qershor, e enjte) në orën 16:00, i cili ishte hapur më 12 qershor.