Një kec me veshë jashtëzakonisht të gjatë është bërë yll mediatik në Pakistan, ku pronari i saj po pretendon se ka marrë rekordin botëror për këtë kec, por ende nuk ka diçka të konfirmuar.
Simba po bën një jetë të mirë në Karachi. Ai erdhi në jetë muajin e kaluar dhe ajo çfarë u bëri përshtypje ishin veshët e tij të gjatë. Veshët tani i janë rritur 54 centimetra.
Pronari Mohammad Hasan Narejo ka thënë se ai ka kontaktuar me Rekordet Botërore Guinness për të parë nëse mund ta përfshijë kecin aty, edhe pse kategoria “veshët e gjatë të dhisë” nuk ekziston në faqen e organizatës.
“Brenda 30 ditësh ai u bë shumë i famshëm saqë ndonjë personaliteti të famshëm do t’i duheshin 25-0 vjet për ta arritur këtë nivel të famës”, deklaroi pronari i tij.
Narejo është shumë i vetëdijshëm për vëmendjen që ka marrë Simba – përfshirë nga rivalët – dhe është kthyer nga lutjet dhe tradita për të larguar syrin e keq./UBTNews/