UBT News

KDI: Të rikthehet votimi elektronik në Kuvend dhe të bëhen publike votat e deputetëve

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar rikthimin e votimit elektronik në Kuvendin e Kosovës dhe bërjen publike të votave të deputetëve gjatë seancave.

KDI-ja vlerëson se mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent dhe llogaridhënien e kuvendit.

“Është bërë më shumë se një vit qëkur procesi i votimit në seancat e Kuvendit të Kosovës i është rikthyer praktikës së votimit me ngritje të dorës, si rezultat i dështimit të procedurave tenderuese për t’a rifunksionalizuar votimin elektronik. KDI vlerëson që mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent por edhe llogaridhënien e Kuvendit. Kështu, vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve, i shprehur nëpërmjet votimit individual mbetet i panjohur për qytetarët, meqë Kuvendi nuk po e publikon informatën se si secili deputet ka votuar lidhur me pikat e rendit të ditës, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Sipas Nenit 61, paragrafi 9 të Rregullores, “Publikimi i votimit me dorë bëhet publike brenda dy (2) ditë pune pas përfundimit të votimit në seancë plenare”, thuhet në kumtesën e tyre për media.

Ky institut ka kërkuar që në një afat sa më të shpejtë të rikthehet votimi elektronik.

Exit mobile version