UBT News

KDI: Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e obligimeve të Procesit të Berlinit

Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit.

Kështu thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), i cili u publikua të martën.

Hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli, tha se fokusi i raportit është në fushën e digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër.

Sipas saj, në kuadër të agjendës së reformave evropiane, Kosova ka bërë përparim në zhvillimin e rrjetit 5G si pjesë e agjendës digjitale 2030, mirëpo shtoi se duhet angazhim më i madh në kuadër të agjendës së gjelbër.

Si mangësi ajo përmendi mungesën e aftësive digjitale, sidomos në sektorin e arsimit.

Në anën tjetër, ajo tha se Kosova ka vendosur objektivat për energjinë dhe klimën deri në vitin 2030, ku përfshinë rritjen e pjesës së energjisë së ripërtërishme deri  32 për qind dhe reduktimin e gazrave serë deri në 16.3 për qind.

Te pjesa e digjitalizimit mund të them se ka pasur progres në përmirësimin e infrastrukturës dhe konektivitetit. Kosova ka arritur një shtrirje të internetit 100 për qind që e tejkalon edhe mesataren e BE-së. Ky është zhvillimi më pozitiv nga pjesa e digjitalizimit, ndërkaq pjesa e siç kemi marrë obligime dhe që kërkohet nga BE-ja që Kosova  të bëjë përpjekje për të zbatuar edhe teknologjinë 5G që është duke zhvilluar por duhet edhe tutje. Hap tjetër pozitiv është miratimi i Strategjisë së Agjendës Digjitale i cili ngërthen shumë aspekte të zhvillimit digjital dhe objektivave që Kosova ia ka vendosur vetës për të arritur tutje në avancim drejt zhvillimit digjital të vendit… Kosova ka vendosur objektivat për energjinë dhe klimën deri në vitin 2030, ku përfshinë rritjen e pjesës së energjisë së ripërtërishme deri  32 për qind dhe reduktimin e gazrave serë deri në 16.3 për qind. Ka miratuar edhe ligje që duhet të vijnë në Kuvend dhe të miratohen sa më parë, po ashtu janë edhe marrëveshje që duhet të ratifikohen në Kuvend”, tha ajo.

Exit mobile version