Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka lansuar të premten Studimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar, i njohur si NIS (National Integrity System Assessment).
Aty u tha se ky studim është gati dyvjeçar dhe po bëhet për herë të tretë nga KDI. Studimi vlerëson nivelin e integritetit në 15 institucionet dhe sektorët kyç të vendit, përfshirë Kuvendin, Qeverinë, Partitë Politike, Bizneset, Shoqërinë civile e deri tek Ndërmarrjet Publike.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu, tha se Kosova ka ende rrugë para drejt një luftimit të korrupsionit.
“Jemi të orientuar të kemi një legjislacionin më përputhje me të drejtat e qytetarëve, jemi angazhuar t’i edukojmë ata për pasojat e korrupsionit dhe rolin e tyre në parandalimin e tij”, tha Kryeziu.
Kryeziu tha se gjetejet e NIS-it i dha Kosovës 67 pikë nga 100, krahasuar me vitin 2015 me 51 për qind.
Drejtori i “Transparency International”, Daniel Eriksson, tha se studimet e nxjerra flasin për ndërhyrjet që duhen përmirësuar në mënyrë strategjike nga qeveria, agjencitë e shoqërive civile.
Sipas tij zyrtarët publik nuk duhet të ndikohen nga interesat private gjatë punës së tyre, teksa tha se mesatarja e korrupsionit është 39 për qind. Kjo sipas tij tregon se sa duhet te luftohet korrupsioni dhe si qytetarët të reagojnë.
“Sistemet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura. Kosova ka marr hapa në drejtimin e duhur, tashmë duhet implementim i ligjeve të reja, megjithatë ligji kundër korrupsioni është mjeti kryesor i arritjes së ndikimit”, tha ai.
Jarmo Felkis Helppikans, shef i seksionit për Sundim të Ligjit dhe të Drejta të Njeriut në zyrën e BE-së në Kosovë tha se korrupsioni mbetet një sfidë e madhe ende nëpër shumë vende dhe se kjo ka të bëj me njerëz me pushtet të madh.
Helippikans tha se për prokurorët është gjithmonë se si ti gjejnë kriminelët e zbulimet e rasteve mirëpo sipas tij kjo kërkon resurse e ligje sepse pa zbatim të tyre nuk mundet të ofrohet asgjë, duke thënë se qeveria është e zotuar në luftimin e korrupsionit.
Eugen Cakolli, menaxher i programit në këtë organizatë prezantoi gjetjet kryesore të studimit të Sistemit të Integritetit Kombëtar në Kosovë duke thënë se përmban mbi 2 mijë burime, me 170 indikatorë.
Gjetje që i prezantoi edhe institucionet që kanë nivel të ultë të integritetit.
“Bizneset, partitë politike, KQZ dhe Kuvendi i Kosovës. Efikasiteti i gjykatave, policisë jo i duhur. Kosova ka legjislacion të konsoliduar, problem kryesor zbatimi praktik i ligjeve. Fokus kryesor, ndryshimi i ligjeve që përcaktojnë pavarësi buxhetore të institucioneve duke pasur parasysh rritjen e inflamacionit, Kosova duhet te miratoj ligj për trajtim të lobimit legjislativ”, tha ai.