Kombet e Bashkuara njoftuan se më shumë se 121 mijë njerëz u zhvendosën që nga grusht shteti në Mainmar në shkurt të këtij viti, raporton agjencia Anadolia.
Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të UN-it, Farhan Huck, tha se zhvendosja e njerëzve ka vazhduar që nga dita kur ushtria mori pushtetin në Mainmar.
Huck vuri në dukje se 37 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit midis ushtrisë Mainmar në juglindje të vendit dhe luftëtarëve të armatosur që i përkisnin popullit Karen.
Ai shtoi se dhjetëra mijëra njerëz ishin zhvendosur për shkak të përplasjeve në veri midis ushtrisë dhe grupeve të armatosura etnike. Më shumë se 121 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga grusht shteti.
Ushtria e Mainmarit kreu grusht shtet më 1 shkurt të këtij viti dhe mori pushtetin në vend me pretekstin se zgjedhjet e mbajtura më 8 nëntor 2020 ishin të parregullta.
Ushtria shpalli një gjendje emergjente njëvjeçare dhe arrestoi drejtuesit e qeverisë, duke përfshirë udhëheqësen e Mainmarit, Aung San Suu Kyi.
Protestat masive kundër puçit ushtarak filluan më 6 shkurt. Deri më tani, 831 njerëz janë vrarë në ndërhyrjet e ushtrisë së Mainmarit./UBTNews
(Driton Hyseni, student i vitit të dytë në Media dhe Komunikim në UBT)