Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha sot se ushtria e vendit të tij synon të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pas luftës me Iranin – për të siguruar që Republika Islamike të mos përbëjë më një kërcënim.
Katz tha se ushtria po përgatiste një plan zbatimi për këtë qëllim.
“Ushtria duhet të përgatitet si në aspektin e zbulimeve ushtarake ashtu edhe në atë të operacioneve – për të siguruar epërsi ajrore mbi Teheranin dhe për të parandaluar Iranin të rindërtojë pajisjet e tij ushtarake”, tha ministri pas një takimi me zyrtarë të lartë të mbrojtjes.
Izraeli nisi një luftë disaditore kundër armikut të tij të betuar, Iranit, më 13 qershor, duke kryer sulme ajrore masive ndaj objektivave ushtarake në të gjithë vendin.
Teherani u përgjigj me sulme të ashpra me raketa ndaj Izraelit.
Sulmet izraelite u nxitën nga frika se udhëheqja iraniane po ecte përpara me prodhimin e armëve bërthamore, një akuzë që Irani e ka mohuar. /atsh