Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë njoftuar se një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë, Katy Perry, do të jetë krye-artiste në edicionin e këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët përmes një njoftimi entuziast, ku thuhet se Perry do të performojë në Prishtinë këtë verë, duke e cilësuar atë si një nga emrat më të mëdhenj që ka marrë pjesë ndonjëherë në festival.
Sipas njoftimit, artistja Dua Lipa ka qenë e para që ka marrë lajmin për konfirmimin e pjesëmarrjes së Katy Perryt, përpara se ai të bëhej publik për fansat.
Organizatorët shprehen të entuziazmuar për këtë bashkëpunim, duke theksuar se festivali vazhdon të sjellë emra të mëdhenj të skenës botërore në kryeqytetin e Kosovës.
“Shihemi këtë verë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
