Katy Perry mahniti publikun gjatë ndalesës së fundit të turneut të saj “Lifetimes” në Bolonja, Itali, ku shkëlqeu me një sërë kostumesh skenike plot stil dhe sensualitet.
Këngëtarja 41-vjeçare electrizoi skenën e Unipol Arena-s, e mbushur plot me fansa, teksa performoi disa nga hitet e saj më të njohura.
Ajo u shfaq me body të guximshëm dhe çizme deri në kofshë, duke ndryshuar disa herë veshje gjatë koncertit.
Një prej tyre, me dizajn që ngjante me luspat e kafshëve të egra dhe të zbukuruar me gurë të çmuar, mori shumë duartrokitje, ndërsa një tjetër me pamje futuriste metalike – theksoi energjinë dhe stilin e saj unik, shkruan DailyMail.

Performanca erdhi në mes të thashethemeve që qarkulluan pas një komenti të ish-partnerit të saj, DJ Diplo, i cili në një podcast hodhi në mënyrë nënkuptuese aludime për një lidhje mes Katy Perry-t dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
Më vonë, ekipi i podcast-it sqaroi se gjithçka ishte një shaka, megjithatë fansat nisën të komentojnë mbi afrimitetin e dyshes, pasi ata u panë së bashku në disa dalje publike – përfshirë festën e ditëlindjes së këngëtares në Paris, ku Trudeau u shfaq për pak momente në sfond.
Pavarësisht zhurmës mediatike, Katy Perry u shfaq e qetë, e vetëbesueshme dhe plot energji në skenë, duke dëshmuar se as thashethemet dhe as shakatë publike nuk mund ta zbehin shkëlqimin e saj artistik. /A.Z/UBT News/
