Këngëtarja amerikane Katy Perry ka reaguar ashpër ndaj Shtëpisë së Bardhë, pasi kënga e saj e njohur “Firework” është përdorur pa lejen e saj në një video të publikuar në TikTok.
Perry, përmes një postimi në platformën X, tha se ishte “thellësisht e tronditur dhe e zemëruar” nga përdorimi i këngës, duke theksuar se nuk kishte dhënë miratim dhe se nuk ishte kontaktuar për këtë çështje.
Ajo kujtoi se “Firework”, e publikuar në vitin 2010, është krijuar si një mesazh shprese, force dhe vetëvlerësimi për njerëzit që përballen me vështirësi.
Sipas këngëtares, përdorimi i kësaj kënge si sfond për pamje të operacioneve ushtarake është në kundërshtim me mesazhin që ajo synonte të përcillte.
“Muzika ime është krijuar për të bashkuar njerëzit, jo për të festuar luftën”, ka shkruar Perry.
Sipas TMZ, videoja e publikuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në TikTok përmbante pamje nga operacione ushtarake amerikane, përfshirë shpërthime dhe një sulm ndaj një objekti të paidentifikuar./A.K/
