Katy Perry dhe Orlando Bloom thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes pas gati 10 vitesh bashkë.
“Katy dhe Orlando janë ndarë, por ndarja ka qenë miqësore”, tha një burim i afërt me çiftin për Us Weekly të mërkurën.
“Nuk ka konflikte për momentin. Katy natyrisht është e mërzitur, por ndihet e lehtësuar që nuk i duhet të kalojë edhe një divorc tjetër, pasi ishte periudha më e vështirë e jetës së saj”.
Këngëtarja e hitit “Teenage Dream” e cila është në turneun “Lifetimes” po e përballon ndarjen duke qëndruar e angazhuar me karrierën muzikore.
Burimi shtoi se Perry është duke e dhënë me qira vilën në zonën Westcott të Montecitos, Kaliforni, ndërkohë që vazhdon të udhëtojë e të performojë në botë.
“Ajo dhe Orlando gjithmonë kanë jetuar në shtëpinë tjetër të tyre në Montecito si rezidencën kryesore”, shpjegoi burimi.
Ish-çifti kishin planifikuar që shtëpia në Westcott të bëhej familjare, por planet kanë ndryshuar, ata kanë jetuar të ndarë që prej kohës kur Katy filloi turneun.