Katër të burgosur xhihadistë u arratisën nga burgu në kryeqytetin e Mauritanisë, Nouakchott, të dielën mbrëma, ku mbetën të vrarë dy roje kombëtare, tha ministria e brendshme.
“Garda Kombëtare ka forcuar kontrollin e saj mbi burgun dhe ka nisur menjëherë gjurmimin e të arratisurve me qëllim arrestimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministria.
Dy roje të tjera u plagosën, kurse identiteti i të burgosurve nuk u bë i ditur.
Sipas një zyrtari ushtarak dy nga të burgosurit ishin dënuar me vdekje, ndërsa dy të tjerët ishin në pritje të gjykimit për anëtarësim në një organizatë terroriste.
I njëjti person tha se automjeti i tyre ishte gjetur në verilindje të Nouakchott.
Dënimi me vdekje nuk është zbatuar në Mauritani që nga viti 1987./UBTNews/