Sot bëhen katër vjet nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Lëvizja Vetëvendosje në 4-vjetorin e vdekjes së Deharit do të bëjë homazhe te varri i Astrit Deharit.
Në orën 12:00, Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media për rastin Dehari.
E në ora 20:00 të gjithë aktivistët, anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe qytetarët janë ftuar që të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive e banesave në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Dehari./UBTNews