UBT News

Katër viktima nga varianti indian i COVID-19 në Britani të Madhe

Katër raste të vdekjes nga varianti indian i COVID-19 janë raportuar në Britani të Madhe, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

Nga autoritetet shëndetësore thonë se transmetueshmëria e lartë mund të çojë në më shumë vdekje.

Varianti B.1.617.2 u përhap në Britani të Madhe më 10 prill. Për krahasim, ky variant i koronavirusit u përhap në Afrikën Jugore që nga mesi i dhjetorit dhe shkaktoi vdekjen e 12 personave.

Ky variant, që ndryshe po njihet si varianti indian, u detektua në Angli në 1 mijë e 255 raste.

Shëndeti Publik i Anglisë njoftoi se rastet më të përhapura janë në Londër dhe në veriperëndim. Bolton po konsiderohet si pikë e nxehtë ditëve të fundit që çoi në fushatën e vaksinimit, ashtu sikurse Sefton dhe Blackburn./UBTNews

Exit mobile version