UBT News

Katër vetura përfshihen në një aksident në Lupq të Poshtëm

Të dielën në fshatin Lupq i Poshtëm në Podujevë ka ndodhur një aksident ku të përfshira kanë qenë katër vetura.

Nga ky rast kanë mbetur të lënduar dy drejtues të automjeteve të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë katër vetura me drejtues meshkuj kosovarë. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë lëndime kanë pësuar dy drejtues, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt hetimore”.

Exit mobile version