Katër raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në vend. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 153 raste të reja nga testimi i 1 mijë e 474 mostrave, si dhe janë shëruar 310 pacientë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.
Aktualisht në Kosovë janë 7 mijë e 347 raste aktive me COVID-19./UBTNews
310 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, May 5, 2021