UBT News

Katër ushqimet që i zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Shëndeti i zemrës është thelbësor, dhe fatmirësisht natyra na ka dhuruar ushqime që ndihmojnë në pastrimin e arterieve dhe parandalimin e bllokimeve.

Nëse keni për qëllim ta keni një zemër të shëndetshme, atëherë keni parasysh se ekziston një numër i madh i ushqimeve të cilat mund t’ju ndihmojnë që në mënyrë natyrale t’i zhbllokoni arteriet, ta ulni shtypjen e gjakut dhe ta zvogëloni inflamacionin.

Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidues dhe përbërës tjerë që nuk janë të mirë vetëm për zemrën, por edhe për lëkurën, flokët, prodhimin e hormoneve, etj.

Ja një listë me ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve në mënyrë natyrale:

Asparagusi

Një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, është i mbushur me fibra, minerale, vitaminë K, B1, B2, C dhe E. Ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut që mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Avokado

Herën e ardhshme kur përgatitni sallatë apo sandviç, konsideroni t’i shtoni disa rriska avokado. Konsumimi ditor i saj rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).

Brokoli

Perime tjetër e mbushur me vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerëzimit apo forcimit të arterieve.

Farat ‘chia’

Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë.

Përveç këtyre ushqimeve, edhe kanella, vaji i kokosit dhe kafja janë të mahnitshme për një zemër të shëndetshme.

Exit mobile version