UBT News

Katër të vdekur si pasojë e një sulmi në një qendër tregtare

Katër izraelitë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm në jug të vendit, njoftoi Policia. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një shofer autobusi.

Agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit tha se sulmuesi ishte një arab izraelit, i cili dikur ishte burgosur për mbështetjen e grupit të Shtetit Islamik (IS). Emri i tij është Muhammad Galeb Ahmad Abu Alqian, një profesor i shkollës së mesme nga qyteti beduin Hura rreth 12 milje (19 km) në lindje të Beersheba.

Alqian ishte arrestuar në vitin 2015 kur kishte planifikuar të nisej për në Siri për t’iu bashkuar IS./UBTNews/

Exit mobile version