UBT News

Katër të vdekur, rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, një rast nga Klinika e Kardiologjisë – QKUK, një rast nga Mjekimi Intenziv Qendror – QKUK, një rast nga Klinika e Pulmologjisë – QKUK dhe një rast nga Spitali i Përgjithshëm – Prizren.

Sot në Kosovë u regjistrua rekord i rasteve të reja me COVID-19, 418 raste të reja nga 1 mijë e 608 mostra të marra.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti”, njofton IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 19 mijë e 328 raste nga 92 mijë e 706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version